Kritiku i Putin shpëton nga helmimi: Pritet të dalin në dritë detaje të reja shokuese rreth ngjarjes

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 08:49
Kritiku i Putin shpëton nga helmimi: Pritet të dalin në dritë detaje të reja shokuese rreth ngjarjes

Lideri opozitar rus Alexei Navalny është në gjendje stabile pas asaj që dyshohej si helmim, tha një nga zëdhënësit e tij

Navalny u vizitua nga gruaja e tij, Yulia Navalnaya, dhe një ndihmës i lartë  në një spital të Berlinit ku po mjekohet nga mjekët gjermanë.

Familja dhe mjekët e tij nuk do të komentojnë për sëmundjen e tij apo trajtimin ndërsa ata presin rezultatet e testeve të gjera diagnostikuese, megjithëse korrespondenti i Sky News tha se ”do dëgjojmë gjëra të reja në ditët që vinë”.

Politikani dhe hetuesi i korrupsionit, i cili është një nga kritikët më të ashpër të Presidentit rus Vladimir Putin, u mor në kujdesin intensiv në qytetin siberian Omsk të enjten pasi u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë.

Ai u dërgua në Gjermani për trajtim të mëtejshëm pasi mjekët thanë se ai ishte mjaft i qëndrueshëm për t’u transferuar.

Përkrahësit besojnë se Navalny iu dha çaji  me helm, dhe se Kremlin do të fajësohet si për sëmundjen e tij, ashtu edhe për vonesën në transferimin e tij jashtë shtetit.

Kritikët sugjerojnë se vonesa në transferimin e Navalny ishte për t’u siguruar që helmi ishte i padukshëm nga koha kur u ekzaminua nga mjekët gjermanë.

Kremlini ka mohuar që vonesa të ishte politike dhe tha se ishte thjesht një vendim mjekësor.

Navalny është arrestuar shpesh nga zbatimi i ligjit dhe u sulmua nga disa burra që hodhën antiseptik në fytyrën e tij në 2017.

Vitin e kaluar, përkrahësit e tij dyshuan se ai ishte helmuar në burg ndërsa vuante një dënim me akuzën e shkeljes së rregullave të protestës.

Mjekët në atë kohë thanë që ai kishte pësuar një reagim të rëndë alergjik dhe e dërguan përsëri në paraburgim të nesërmen.

(Kosova Sot Online)