Edhe Prishtina sot me më pak raste, regjistrohen 24 raste brenda 24 orëve

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 15:26
Edhe Prishtina sot me më pak raste, regjistrohen 24 raste brenda 24 orëve

Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë sërish për nga numri i të infektuarve me Covid-19, mirëpo kësaj radhe ka shënuar numër përgjysmë më të vogël se ditëve të kaluara, vetëm 24 raste.

Pas saj renditet komuna e Pejës me  19 raste, për të pasuar me Gjilanin që ka 13 raste, e Podujeva e Prizreni me nga 6 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Pas tyre renditet Kaçaniku me 5 raste, e vazhdon komuna e Vitisë me 4 raste, e Ferizajt me 3 raste aq sa ka edhe Fushë Kosova e Lipjani.

Më poshtë e gjeni të plotë listën e qyteteve me raste pozitive:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.

(Kosova Sot Online)