Theu karantinën 14 ditore, tani do të qëndrojë 6 muaj në burg

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 20:57
Theu karantinën 14 ditore, tani do të qëndrojë 6 muaj në burg

Gjykatësi në Australi ka lënë në burg për gjashtë muaj një grua pasi kishte shkelur rregullat e karantinës.

Asher Faye Vander Sanden, 28 vjeç, u deklarua fajtore për mosrespektimin e  rregullave të koronavirusit bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Emergjencave të Australisë Perëndimore.

Gruaja kishte udhëtuar drejt Australisë Perëndimore dhe duhet të karantinohej për 14 ditë me shpenzimet e saj, në vend të kësaj ajo ishte fshehur në kufirin me Australinë e Jugut në një kamion.

Deri tani Australia ka regjistruar 25.053 humbje jetësh nga koronavirusi. Në fillim të këtij muaji, Victoria deklaroi gjendjen e katastrofës dhe morri masa të rrepta anti-covid pasi pati një rritje të ndjeshem të rasteve të infektuara me koronavirus

(Kosova Sot Online)