Motrat binjake ndërrojnë jetë njëra pas tjetrës pas infektimit nga Covid-19

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 19:59
Motrat binjake ndërrojnë jetë njëra pas tjetrës pas infektimit nga Covid-19

Dy binjake kanë ndërruar jëtë me vetëm 3 ditë diferencë nga njëra-tjetra, si pasojë e koronavirus. Dy 38 vjeçaret, punonin në sektorin e shëndetësisë. Emma ishte një ish-infermiere, ndërsa Katy punonte aktualisht si infermiere. Ato u infektuan vetëm pak ditë më përpara, por gjendja e tyre shëndetësore pati përkeqësim të menjëhershëm.

Motra tjetër e tyre, Zoe tha:

Ato gjithmonë thoshin se kishin ardhur në këtë botë së bashku dhe do të largoheshin së bashku. Ishin të pandara, jetonin bashkë dhe bënin çdo gjë bashkë. Kanë patur disa probleme të tjera përpara se të infektoheshin nga Covid-19 dhe ndoshta kjo ka ndikuar. Nuk kam fjalë ta përshkruaj sesa të veçanta ishin motrat e mia.

(Kosova Sot Online)