Lexoni edhe:
Motrat binjake ndërrojnë jetë njëra pas tjetrës pas infektimit nga Covid-19
Motra e diktatorit Kim Jong Un mund të jetë liderja më brutale e këtij vendi, nëse e merr pushtetin.
32 vjeçarja Kim Yo Jong, mendohet se do të marrë pushtetin pas spekulimeve se vëllai i saj më i madh është në koma prej disa muajsh.
“Nuk kam parë ndonjë dëshmi, ndonjë indikacion se si ajo mund të udhëheq, por duke pasur parasysh reputacionin dhe historinë e familjes, mendoj se ajo do të sundonte me një grusht hekuri”, tha koloneli i pensionuar amerikan David Maxëell.
Motrat binjake ndërrojnë jetë njëra pas tjetrës pas infektimit nga Covid-19Lexoni edhe:
‘Mendoj se ne duhet të supozojmë se çdo pasardhës do të jetë më i keq se paraardhësi”, theksoi ai.
Njësoj mendon edhe profesoresha Sung-Yoon Lee. Ajo e përshkruan Kim Yo Jong si ‘ambicioze dhe të mençur” duke theksuar se nëse ajo e merr pushtetin “do të ishte e pamëshirshme, sidomos në vitet e para”.
(Kosova Sot Online)