Koronavirusit nuk i shpëtojnë as stafi mjekësor në Gjakovë: 23 mjekë e infermierë janë të prekur

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 10:49
Koronavirusit nuk i shpëtojnë as stafi mjekësor në Gjakovë: 23 mjekë e infermierë janë të prekur

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës aktualisht është duke trajtuar 57 pacientë të prekur me Covid-19.

Prej tyre siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij spitali, pozitivë janë konfirmuar 42 pacientë, ndërsa 11 të tjerë janë konfirmuar negativ.

Në pritje për tu testuar janë 4 pacientë, ndërsa në Oksgjeno terapi janë 30 pacientë, e 5 të tjerë na CPAP maske.

Po ashtu edhe staf mjekësor nga ky spital janë të infektuar me Covid, përkatësisht janë 5 mjekë, 15 infermiere dhe 3 stafe mbështetës.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, theksohet në njoftimin e këtij spitali.

(Kosova Sot Online)