Kosovari në Shqipëri godet për vdekje një grua

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 09:58
Kosovari në Shqipëri godet për vdekje një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Mirditë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Reps. Burime zyrtare bënë me dije se një kalimtare është përplasur nga një makinë, e për pasojë gruaja ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se makina me drejtues shtetasin me inicialet B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.

Sot,rreth orës 07:30 ,në fshatin Reps,Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)