Kush do të jetë pjesë e delegacionit në Uashington?

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 21:33
Kush do të jetë pjesë e delegacionit në Uashington?

Më 4 shtator do të mbahet takimi mes liderëve të Kosovës e Serbisë në Uashington.

Por, drejtë Amerikës kryeministri Hoti nuk do të udhëtojë i vetëm. Emri i cili deri më tash është konfirmuar që do të jetë pjesë e ekipit dialogues është Arban Abrashi.

E të tjerët pritet të caktohen në këtë javë, derisa burime mësojnë se AAK-ja, do të dërgoj Selim Selimin e Meliza HAradinaj-Stublla.

I vetmi që ka konfirmuar se do jetë pjesë e ekipit dialogues është Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Kanë mbetur më pak se 10 ditë, nga dita kur në Uashington to të ketë një takim shumë të rëndësishëm.

Atje me 4 shtator me ftes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë.

E për të folur për këtë takim dy dië më parë, u takuan liderët e koalicionit qeverisë.

Aty është biseduar për atë se çfarë do të bisedohet në këtë takim dhe për hartimin e një plani paraprak, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur përball ekipit dialogues të Serbisë, si dhe ndaj nikoqirëve të takimit.

Por, ajo që mbetet dilemë deri këtë të mërkurë, janë emrat e atyre që do të jenë pjesë e ekipit të Kosovës.

E rreth kësaj çësthje, ka folur vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të mërkurën në një konferencë për media.

Hoti ka thënë se janë duke e kompletuar ekipin, megjithatë nuk ka përmendur emra se kush do të jetë pjesë e këtij ekipi.

Televizoni gjatë ditës, ka kontaktuar me të gjitha partitë e koalicionit qeverisës.

I vetmi që ka konfirmuar se do të jetë pjesë e këtij takimi, është ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Abrashi, tha që arsyeja e prezencës së tij në ata takim, është prezantimi i disa projekteve për shtetin e Kosovës.

Ndërkohë, burime brenda AAK-së, kanë thënë që nga kjo parti janë dy emra potencial që pritet të jenë pjesë e këtij takimi, ai i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, si dhe ai i ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla.

Ndërkohë, se a do të jenë të dytë, apo njëri nga ta, kjo gjë pritet të mësohet gjatë ditës së enjte, ku edhe pritet që, kryeministri, Hoti, të publikoj listën me emra të ekipit dialogues.

Takimi i 4 shtatorit në Uashington do të ndërmjetësohet nga këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien, ndërsa nuk dihet ende, nëse në këtë takim do të jetë prezent edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.


(Kosova Sot Online)