Lexoni edhe:
4 të vdekur, 157 raste të reja dhe 154 të shëruar për 24 orë nga COVID-19
Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, nga 1 janari, që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç. Kjo përbën një rritje me një vit, pasi deri më 31 dhjetor gratë e përfitonin pensionin në moshën 60-vjeçare.
Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, që është miratuar në vitin 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.
4 të vdekur, 157 raste të reja dhe 154 të shëruar për 24 orë nga COVID-19Lexoni edhe:
Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.
Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.
Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi për të marrë pensionin, nga data 1 janar 2020 duhet të ketë 37 vjet.
(Kosova Sot Online)