Dikur vatër e koronavirusit, sot Vushtrria është e qetë sa i përket rasteve me infeksionin Covid 19

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 09:58
Dikur vatër e koronavirusit, sot Vushtrria është e qetë sa i përket rasteve me infeksionin Covid 19

Në Spitalin e Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ janë duke u trajtuar 31 pacientë me koronavirus, prej tyre 5 janë në gjendje të rëndë. Zyrtarë të këtij spitali thanë se në oksigjenoterapi janë 24 pacientë.

Të infektuar ka edhe staf mjekësor, ku 8 infermierë janë pozitivë më COVID-19.

E ndërkohë dje janë bërë 31 vizita për Covid 19.

Të vdekur tashe  dy ditë nga koronavirusi nuk ka në VUhstrri.

Megjithëkëtë, sipas IKSHPK’së, gjatë 24 orëve të fundit në Vushtrri janë shënuar edhe 11 raste të reja me koronavirus.

(Kosova Sot Online)