Një person arrestohet në Gjilan, ua shiti të njëjtën banesë dy personave

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 10:46
 Një person arrestohet në Gjilan, ua shiti të njëjtën banesë dy personave

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ua kishte shitur të njëjtën banesë dy personave

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, njofton policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte arrit të mashtroj dy viktimat meshkuj  kosovarë, ku ju kishte shitur një banesë të dy viktimave”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)