Edhe një polic kosovar vdes nga Covid-19

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 23:24
Edhe një polic kosovar vdes nga Covid-19

Ka vdekur zyrtari policor i Kosovës me prejardhje nga Peja, Ali Çelaj.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, Çelaj ka qenë i infektuar me virusin Covid-19.

Edhe disa policë të tjerë kanë vdekur gjatë javëve të kaluara nga koronavirusi në vend.

Gjithsej 498 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë deri më tani.

Me koronavirus janë infektuar 12.981 persona, ndërsa janë shëruar 9.085 veta

(Kosova Sot Online)