Lexoni edhe:
Gjermania i pret faturën Kinës : Na detyrohesh kaq para për gjithë këtë që na ke bërë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se janë të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në përballje me COVID-19.
Ambasadori Kosnett në një postim në Twitter, ka pohuar se Qeveria duhet të mobilizojë burimet e veta për ta menaxhuar krizën.
Gjermania i pret faturën Kinës : Na detyrohesh kaq para për gjithë këtë që na ke bërëLexoni edhe:
“Në forumin e sotëm theksova se SHBA-ja është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën kundër COVID-19. Qeveria duhet të mobilizojë burimet e veta për ta menaxhuar krizën. Kontrolli i virusit është një parakusht për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai.
Kosnett ka shtuar tutje se populli i Kosovës ka energji dhe zgjuarsi dhe se ato janë armët sekrete për të luftuar pandeminë COVID-19.
Ndryshe, zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se në takimin virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike janë premtuar mbi 400 milionë euro për Kosovën.
(Kosova Sot Online)