Gjermania i pret faturën Kinës : Na detyrohesh kaq para për gjithë këtë që na ke bërë

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 17:29
Gjermania i pret faturën Kinës : Na detyrohesh kaq para për gjithë këtë që na ke bërë

Gjermania është bashkuar me Britaninë e Madhe, Francën dhe SHBA-të, duke ak. uzuar Kinën si fajtore për përhapjen e koronavirusit.

Por nuk ka mjaftuar vetëm ak. uza, pasi Gjermania i ka kërkuar Kinës një shifër shumë të madhe si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, plot 150 miliardë euro.

Ky lajm bëhet i ditur nga tabloidi britanik, por kërkesa për këtë shifër ka ardhur nga prestigjiozja gjermane BILD.

BILD, në një artikull me titullin “Ajo që Kina na ka borxh”, ka hartuar një faturë se çfarë duhet të paguajë Kina.

Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.

Kina nga ana tjetër i është përgjigjur këtij artikulli, duke u shprehur se “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”.

(Kosova Sot Online)