Haradinaj-Stublla: Sa herë jemi ulur me SHBA’në në tavolinë, gjithmonë kemi fituar

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 22:46
Haradinaj-Stublla: Sa herë jemi ulur me SHBA’në në tavolinë, gjithmonë kemi fituar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se në takimin e 4 shtatorit shkohet për njohje.

Ajo  është shprehur se, sa herë që Kosova është ulur në tavolinën e njëjtë me SHBA-të, ka dalur fitimtare.

 “Siç e thash po shkojmë për marrëveshje finale me njohje reciproke, e ku këtu kemi unitetin e jo vetëm të partive në koalicion, por edhe të opozitës, sepse ka kaluar kohë e gjatë kur Kosova e kërkon këtë. Serbia të bëjë kompromis se Kosova ka bërë shumë deri tash. Sa herë që jemi ulur në një tavolinë me SHBA, kemi fituar, duhet përkrahur kryeministri Hoti. I bëj thirrje edhe opozitës që ky proces të përmbyllet, sepse po e mban peng Kosovën tash e një kohë të gjatë Kushtetuta e Serbisë “, deklaroi ajo .


(Kosova Sot Online)