Nesër mot me diell

  • E.K /
  • 29 gusht 2020 - 17:33
Nesër mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, për gjatë maleve parashihen vranësira të mesme, por pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohorë prej 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)