Delegacioni i Kosovës skandaloz, pa asnjë ekspert në dialogun me Serbinë në Bruksel dhe në Washington

Delegacioni i Kosovës skandaloz, pa asnjë ekspert në dialogun me Serbinë në Bruksel dhe në Washington
Delegacioni i Kosovës skandaloz, pa asnjë ekspert në dialogun me Serbinë në Bruksel dhe në Washington

Blerim Burjani

  • 29 August 2020 - 17:00

Shkruan: Blerim Burjani

“Paramendoni kush ka mbetur ta analizon ndonjë marrëveshje të mundshme Kosovë -Serbi? Për këtë arsye LDK ka futë në lojë një përkthyes të anglishtes në dialog dhe ai po e luan rolin e ministrit të MPJ-së”.

-Në delegacion të Kosovës marrin pjesë njerëz të pa aftë për këtë proces dhe të pa përvojë. Fatkeqësisht Hoti nuk ka ndonjë eksperiencë në këtë temë por edhe më keq është që janë dy ministra të AAK–së e s’mund të shkojnë, shkon vetëm një prej tyre , sepse edhe po të shkojnë të dytë prapë gjendja është e njëjtë, totalisht analfabet në marrëdhënie ndërkombëtare dhe pa asnjë përvojë. Kjo është e keqja kur liderët si Ramushi bëjnë hajgare me shtetin dhe raportet ndërkombëtare. Kjo është akoma edhe më keq. Këta njerëz bashkë edhe me Ramushin, po të shkonin komplet si AAK në Washington në dialog, gjendja do të ishte përsëri e mjerë. Pra është një parti pa kapacitete fare por edhe që sillet jo seriozisht në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".