Vendet të cilat janë të ‘mallkuara’: Këtu mund të zhdukeni pa gjurmë

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 10:32
Vendet të cilat janë të ‘mallkuara’: Këtu mund të zhdukeni pa gjurmë

Pothuajse nuk ekziston njeri në botë i cili nuk di për Trekëndëshin e Bermudeve. Besoni apo jo në ekzistimin e tij, nuk mund ta mohoni që mundësia që në një vend në botë mund të zhdukeni pa gjurmë, është goxha tronditëse.

Shpellat Çikibul (Chiquibul), Beliz

Ky sistem shpellash, të cilin e ka skalitur lumi Çikibul në Amerikën Qendrore, quhet Xibalba – botë nëntokësore e majave të lashtë.

Kibala që në shqip do të thotë “Vend i frikës”, do të duhej t’ju rikujtonte idenë se për çka është fjala. Në të vërtetë fjala është për “Zotin e vdekjes” dhe njerëzit e tij të cilët janë të specializuar për dërgimin e sëmundjeve epidemike banorëve vendës.

Gjoja në shpella akoma mund të dëgjohen britmat e liderëve majanë, të cilët luftojnë me demonët, mirëpo mundësia më e madhe është që ato britma të jenë jehona të natyrës.

Stanley Hotel, Estes, Kolorado

Ky hotel në Kolorado ka qenë inspirim për romanin “The Shining” të Stiven Kingut, duke pasur parasysh që ky autor në një rast ka thënë se nëpër korridore ka dëgjuar britma të shpirtrave të trazuar të fëmijëve.

Shpirtrat e tjerë janë parë në banja, ndërkaq tastet e pianos janë shtypur vetvetiu. Megjithatë, thonë që shumica e atyre shpirtrave kanë qenë miqësorë.

Është e qartë se problemi ishte te Jack Nockolsoni, i cili nuk ka mundur t’i duronte.

Mali Aokigahara, Japoni

Ky mal rrëzë malit Fuxhi konsiderohet vendi më i mallkuar në Japoni. E popullojnë qenie të ndryshme – nga shpirtrat fantazmë deri te demonët.

Legjendat lokale thonë se në drunj ka njerëz të cilët bërtasin, ndërkaq reputacion të keq i ka bërë edhe numri i madh i vetëvrasjeve që ndodhin aty. (Thuhet se është në vendin e dytë, pas urës Golden Gate për nga numri i vetëvrasjeve).

(Kosova Sot Online)