Zemaj i kërkon Italisë mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për betejën me COVID-19

  • S.A /
  • 31 August 2020 - 13:32
Zemaj i kërkon Italisë mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për betejën me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që të dërgojë profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për të ndihmuar vendin në luftën me COVID-19.

Një kërkesë të tillë, Zemaj e ka bërë në takimin që ka pasur me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Zemaj ka njoftuar se javë me parë kanë bërë marrëveshje me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve, derisa ka falenderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën gjatë këtyre viteve.

“Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë. Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19”, ka shkruar Zemaj.

(Kosova Sot Online )