U nis nga Peja në Vushtrri për t’i qëruar hesapet rreth një borxhi, arrestohet dhe i konfiskohet një sëpatë

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 13:52
U nis nga Peja në Vushtrri për t’i qëruar hesapet rreth një borxhi, arrestohet dhe i konfiskohet një sëpatë

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar pasi kishte kërcënuar një tjetër rreth një mosmarrëveshje të një borxhi për një eskavator

Policia njofton me datën 29 gusht rreth orës 20:39 ka pranuar informatën se një person i dyshuar nga Peja ishte nisur në drejtim të shtëpisë së ankuesit në fshatin Druar.

“Policia ka ndërmarrë të gjitha masat dhe me të vërejtur automjetin e dyshuar policia ka filluar ndjekjen e tij, ku rreth orës 22:30 në fshatin Mihaliq në rrugën kryesore është arritur të ndalohet automjeti dhe personi i dyshuar A.Q., 27-vjeçar i cili është shoqëruar në stacionin policor në Vushtrri, ndërsa vetura e dyshuar është tërhequr nga kompania.Në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sëpatë e cila është konfiskuar si provë materiale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas procedurës së intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari  në fjalë është liruar në procedure të rregullt, dhe i është iniciuar rasti ”Kanosje”.

(Kosova Sot Online)