Qeveria Hoti po ja qet Kosovës faqen e zezë në raportet e medieve prestigjioze ndërkombëtare

Qeveria Hoti po ja qet Kosovës faqen e zezë në raportet e medieve prestigjioze ndërkombëtare

Hajrullah Tërnava

  • 31 August 2020 - 13:32

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Mediumi amerikan „Bloomberg“ i ka dhënë një nokdaun të fuqishëm Qeverisë Hoti duke e nxjerrë Kosovën si shteti i cili renditët në vendin e parë në botë për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banore në periudhën nga 19 deri me 26 gusht. Sipas këtij mediumi, vendi me vdekjet me të mëdha në botë nga koronavirusi aktualisht është Kosova. Për me tepër Bloomberg shkruan se në Kosovë gjysma e popullsisë është nen moshën 25-vjeçare, derisa në javën e kaluar sipas përllogaritjeve ka shënuar 52.2 vdekje për 1 milion banor, duke lënë prapa edhe Kolumbinë. Gjithashtu, në shkrim përmendet edhe fakti se në Kosovë ka shumë raste të reja të infektimeve me COVID-19 dhe nëse përllogaritja do të zgjerohej për një periudhë 1-mujore, Kosova përsëri do të ishte në krye të tabelës”.

-Për koalicionin e kësaj qeverie, që u krijua në rrethana të njohura për opinionin , po flitet vazhdimisht në aspektin me negativ të mundshëm dhe për mungesë të perspektivës në raport luftimin e dukurive negative të cilat po mbulojnë edhe mediet prestigjioze ndërkombëtare, sidomos pas rrëzimit të Qeverise Kurti. Këto raportime po e nxjerrin plotësisht të dështuar Qeverinë Hoti si ato amerikane, në parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë së koronavirusit por edhe në aspektin ekonomiko social, të dështimit të plotë në ofrimin e perspektives zhvillimore ekonomike. E për këtë trend negativ, mediumi amerikan thotë se janë disa arsye, duke përmendur politikën, varfërinë dhe korrupsionin që, sipas tyre, e kanë lënë sektorin e shëndetësisë të pazhvilluar. Prandaj ky është edhe një fakt që duhet të na shqetësoj dhe të punohet seriozisht për ta ndryshuar këtë mentalitet politik dhe qeverisës të këtyre partive politike që për dy dekada kanë dështuar ta mirë menaxhojnë dhe zhvillojnë vendin, por e kanë zhvatur atë dhe kanë punuar për pasurimin e klaneve dhe grupeve të tyre mafioze në kurriz të qytetarit të varfër. Tani sikur të bënim analiza ekonomike, shoqëria kosovare do të grupohej në atë të super të pasurve, e që ka të bëjë me njerëz të pushtetit që janë në pushtet dhe në politikë që nga çlirimi e këndej, së bashku me farefisin e tyre, kurse grupi shumë me i madhe i njerëzve të varfër, që kur të zbardhe drita e mëngjesit dalin për tu shitur si punëtor krahu e për ta fituar ndonjë euro për ti mbajt familjet e tyre. Ky mjerim i dukshëm tani është produkt i politikë bërjes së gabuar të të „fortëve“ të Kosovës, që tani e 20 vite janë pasuruar dhe problemi i tyre tani është se ku të gjejnë vend të sigurt për ti ruajt parat e tyre, si në vend apo edhe jashtë shtetit tonë, qoftë në banka apo investime të sigurta, duke pasur përfitime të mjaftueshme. Me këto veprime tani qytetarët e kanë humbur respektin dhe besën në njerëz që po e udhëheqin këtë shtet, prandaj preokupimi i tyre më i madhe është që po e kërkojnë mundësinë e parë si me u largua nga Kosova, për një jetë më të sigurt e më profitabile, që së paku mos të ballafaqohen me skamjet ekstreme, dhe ti rrisin fëmijët e tyre si të gjithë fëmijët tjerë në vendet perëndimore”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".