Zeka i habitur: Ku ka me i futë Grenelli gjithë ata njerëz

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 16:28
Zeka i habitur: Ku ka me i futë Grenelli gjithë ata njerëz

Ish’deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka e ka kritikuar delegacionin e Kosovës që ka udhëtuar sot në Uashington për takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Zeka thotë se pas dy muajsh është kthyer në Prishtinë, duke shtuar se në kryeqytet temë kryesore e diskutimit është ajo e takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Në Facebook ish’deputeti ka thënë se çka po ndodhë me Qeverinë e Kosovës mund të kuptohet edhe në kafene. Aty sipas tij mund të kuptohet edhe se çka do të ndodhë në Uashington.

Zeka tutje ka kritikuar numrin e madh të personave në delegacionin e Kosovës që kanë udhëtuar për në SHBA, duke shtuar se po të mos shkonin të gjithë do të prishej koalicioni.

(Kosova Sot Online)