Polici qëllohet për vdekje, zyrtarët: Humbja e tij është tragjedi!

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 15:51
Polici qëllohet për vdekje, zyrtarët: Humbja e tij është tragjedi!

Një polic në St. Louis të Shteteve të Bashkuara, ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u qëllua nga një person i armatosur. 29-vjeçari, Tamarris L. Bohannon, është polici i parë që vritet në SHBA që prej vitit 2011. Mediat e huaja, kanë raportuar se zyrtarët policorë ishin në një operacion pasi kishin marrë një telefonatë nga banorët, të cilët kishin dëgjuar të shtëna në zonë. Po ashtu në vendngjarje është plagour edhe një oficer tjetër, i cili bashkëshoqëronte të ndjerin.

Ndërkohë shefi i policisë lokale, John Hayden, tha se zyrtarët po përpiqeshin të bënin punën e tyre kur papritmas u përballën me të shtëna.

Mësohet, se autori u arrestua dhe u dërgua në polici rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit. Sakaq, për vdekjen e tij kanë reaguar edhe zyrtarët e lartë ku kryebashkiaku Lyda Krewson e quajti vdekjen e tij një tragjedi.

(Kosova Sot Online)