Lexoni edhe:
Polici qëllohet për vdekje, zyrtarët: Humbja e tij është tragjedi!
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar pas lajmit se në laboratorin privat të licencuar nga MSH’ja janë duke u bërë testime për COVID 19 me çmime deri në 200 euro.
Deputetja e AAK’së, thotë se fillimet e para me COVID ishin shumë të vështira, sidomos për bërjen e testeve.
Polici qëllohet për vdekje, zyrtarët: Humbja e tij është tragjedi!Lexoni edhe:
Ajo thotë se IKSHPK ishte i vetmi institucion që kryente testimet e kërkesat e qytetarëve ishin të mëdha.
“Kur u mor vendimi që të licensoheshin laboratorët private për teste, e kemi mirëpritur sepse sado kudo, qytetarët që kishin dyshime, do t’a kishin më të lehtë për ti bërë testet. E kam thënë në një seancë në Parlamentin e Kosovës, se Ministria e Shëndetësisë duhet njëkohësisht t’a caktoj çmimin e testeve”, ka shtuar ajo.
Kadrijaj thotë se çmimi duhet të jetë i njëjtë e jo ta caktojnë pronarët e laboratorëve sipas dëshirës.
“Andaj duhet të aktivizohen të gjitha mekanizmat: MSH, Inspektorati Shëndetësor që t’a ndalin këtë abuzim. Ata që abuzojnë me çmime të gjobiten por edhe të ju revokohet licenca. Është periudhë ku duhet të jemi solidar e jo abuzues. Stop keqpërdorimeve”, ka shkruar deputetja.
(Kosova Sot Online)