Haradinaj: Duhet të dijmë të çohemi nga tavolina nëse është nevoja

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 21:18
Haradinaj: Duhet të dijmë të çohemi nga tavolina nëse është nevoja

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti e ka përkrahjen e plotë të tij në arritjen e një marrëveshje me Serbinë në Uashington.

“Ai e ka përkrahjen time të plotë. Unë isha gëzuar kur Thaci e shpalli pavarësinë. Do i gëzohem edhe faktit që Hoti na liron dhe kryen punë me Serbinë. Por hapave të gabuar i frikësohem. Dua të jem i sinqertë. Unë i frikësohem tavolinave të dialogut. Kam qenë edhe në luftë. Por kjo është ndryshe”, thotë ai.

Megjithatë, Haradinaj tregon në cilën situatë ai nuk do ta mbështeste Hotin.

“Delegacioni ynë duhet të dijë që nëse është situata e tillë, të cohet nga tavolina. Hoti nuk e ka përkrahjen time kur preket kushtetuta dhe kufijtë” .


(Kosova Sot Online)