Afro 800 persona të arrestuar gjatë gushtit

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 10:44
Afro 800 persona të arrestuar gjatë gushtit

Policia e Kosovës (PK), gjatë muajit gusht, ka arrestuar 776 persona në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raporteve 24 orësh të PK-së, personat e arrestuar kanë të bëjnë për vepra të ndryshme penale.

Sipas të dhënave të PK-së, nga 776 persona të cilët janë arrestuar, 457 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Kurse, bëhet e ditur se 58 persona prej të arrestuarve janë dërguar në vuajtje të dënimit. 

(Kosova Sot Online)