VV arrin mandatin e 53, PDK mbetet në 22, LDK bie në 18

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 07:36
VV arrin mandatin e 53, PDK mbetet në 22, LDK bie në 18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e partive politike, teksa që po numërohen votat me postë.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka arritur në 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhje Demokratike e Kosovës ka rënë në 18 deputetë.

Partia Demokratike ka ruajtur 22 ulëset të cilat i kishte më parë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 deputetë.

(Kosova Sot Online)