Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Çagllavicë

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 08:05
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Çagllavicë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Çagllavicë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për shkëmbim të shtënash ndërmjet dy grupeve.

Burimet bëjnë të ditur se një person ka mbetur i plagosur rëndë në vendin e ngjarjes.

Një veturë e tipit Mercedes G Class dyshohet të ketë thyer murin e një shtëpie, duke tentuar të ikë nga vendi ku ndodhi situate kritike.

Policia është ende në vendin e ngjarjes dhe po merret me ekzaminimet e nevojshme.

(Kosova Sot Online)