Sot do të përmbyllet procesi i numërimit të votave me postë

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 07:35
Sot do të përmbyllet procesi i numërimit të votave me postë

Sot do të përmbyllet procesi i numërimit të votave me postë.

Njëkohesisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht.

Ky lloj votimi është mundësuar në 52 vendvotime ku janë evidentuar 8,751 votues.

Poashtu do të bëhet edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve dhe ku kanë qenë të regjistruar për këtë lloj votimi 3,144 votues.

(Kosova Sot Online)