Shkaku pandemisë, gati 70 mijë fëmijë rrezikohen të vdesin shkaku i mungesës së ushqimit në Afrikë

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 12:28
Shkaku pandemisë, gati 70 mijë fëmijë rrezikohen të vdesin shkaku i mungesës së ushqimit në Afrikë

Shoqata “Save The Children” ka paralajmëruar se gati 70 mijë fëmijë në Afrikën nën-Sahariane rrezikohen të vdesin nga uria ekstreme brenda këtij viti.

Ajo njoftoi se pandemia e COVID-19 po shton presionet në disa familje, të cilat po përballen edhe me mungesën e ushqimit, raporton BBC.

Organizata bamirëse thotë se tashmë po trajton një numër në rritje të fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja në klinikat e Afrikës lindore dhe jugore.

“Save the Children” shton se masat e bllokimit kanë bërë që familjet në këtë kontinent të përballen me një rënie serioze të standardit jetësor dhe ushqimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u gjetur ose thjesht shumë i shtrenjtë.

Sipas analizës së tyre, mbi 67 mijë fëmijë mund të vdesin në vitin 2020. Kjo e dhënë i shtohet edhe paralajmërit të ngjashëm të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara për rritjen e niveleve të urisë në të gjithë botën shkaku i coronavirusit.

Para pandemisë, komunitetet më të rrezikuara tashmë përballeshin me pasiguri ushqimore për shkak të përmbytjeve, zhvendosjeve dhe tufave të karkalecave në Afrikën Lindore.

(Kosova Sot Online)