Kelmendi komenton takimin në Uashington, pyet pse nuk ka asnjë përfaqësues nga UÇK’ja

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 21:13
Kelmendi komenton takimin në Uashington, pyet pse nuk ka asnjë përfaqësues nga UÇK’ja

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka komentuar takimin që pritet të ndodhë mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë më 4 shtator në Uashington D.C. të SHBA’së.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka anashkaluar tërësisht UÇK’në.

“Pse delegacioni Hoti nuk ka ndonjë çlirimtar me vete në Uashington?”, ka thënë ai.

“Me 4 shtator në Ëashington takohen dy delegacionet, Kosova dhe Serbia. Në krye të delegacionit të Serbisë qëndron presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Vuçiqi ishte mbështetësi kryesor i luftës terroriste të Millosheviqit, Vuçiqi i kishte thënë “për 1 serb të vrarë do ti vrasim 100 myslimanë”. Ndërsa në delegacionin e Kosovës nuk duket se është ndonje figurë çlirimtare  që ka meritat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pse po anashkalohet familja Jashari, Pajaziti, Ramadani dhe shumë familje të tjera meritore për lirinë dhe pavarësinë e vendit?”, ka shtuar Kelmendi.

“Kryeministër Hoti respektoje UÇK-në. UÇK-ja është ushtria më meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”, përfundoi Kelmendi.

(Kosova Sot Online)