Fotografi e rrallë e ushtrisë së Kosovës gjatë detyrës, me armë në dorë e brenda ujit

  • E. /
  • 02 September 2020 - 10:27
Fotografi e rrallë e ushtrisë së Kosovës gjatë detyrës, me armë në dorë e brenda ujit

Ushtria e Kosovës kohë pas kohe publikon fotografi në krye të detyrës, duke treguar përgatitjen profsionale të ushtarëve.

Sot gjatë ditës është publikuar një fotografi e stërvitjes së ushtarëve në një pishinë, ku shihen duke ushtruar profesinin e tyre.

Ushtria e Kosovës e krijuar së fundit është krenaria e Republikës, dhe si e tillë ka jnë rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e çdo cepi të vendit.

Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme.

Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes, kakompetencë  mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

(Kosova Sot Online)