Një person gjendet i vdekur nga policia në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 11:26
Një person gjendet i vdekur nga policia në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë rreth orës 20:45 është gjetur i vdekur viktima mashkull kosovar.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

 “Fushë Kosovë 01.09.2020-20:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga njësiti policor ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)