
Lexoni edhe:
FFK-ja po ua jepë Superligën e Kosovës Devollëve, klubet s’dinë çka po zihet!
Arianit Ahmeti, i shkarkuar muaj më parë nga posti i zëvendëssekretarit të FFK-së, ka dhënë deklarata interesante rreth procesit të shitjes së drejtave televizive nga ana e FFK-së për kompaninë e Devollëve, “Artmotion”, përmes një procesi shumë të dyshimtë. Këto dyshime veç çka i ka shtuar Ahmeti, i cili në tenderin e kaluar, në kohën e Fadil Vokrrit të ndjerë, ishte anëtar i komisionit të FFK-së. Kurse, Agim Ademi në atë kohë ishte kryetar i atij komisioni. Ahmeti i zbulon devijimet që u bën deri te fitorja e tenderit nga Devollët, derisa zbulon se si FFK-ja i kishte çelur zarfet jashtëligjshëm për t’i shikuar ofertat pa prezencën e palëve tjera.
Arianit Ahmeti, ish zëvendëssekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i shkarkuar muaj më parë nga pozita, e ka thyer heshtjen karshi procesit të shitjes së drejtave televizive të Superligës nga ana e FFK-së për kompaninë e Devollëve, “Artmotion”, përmes një procesi shumë të dyshimtë.
Në një prononcim Ahmeti veç çka i ka forcuar dyshimet rreth kurdisjes së tenderit nga ana e FFK-së në favor të Devollëve, të cilët zakonisht nuk lënë tender pa fituar në instucionet.
Dhe këtë Ahmeti e arsyeton përmes të kaluarës së tij në udhëheqësi të FFK-së dhe njohurive juridike që i ka, madje edhe nga përvoja e tij si anëtar i komisionit të kaluar të FFK-së për shitjen e të drejtave televizive.
“Qysh në janar të vitit 2017 e pata filluar punën në FFK. Pas pak kohësh presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri, fillimisht kishte kërkuar nga klubet autorizim për hapjen e tenderit për shitjen e drejtave televizive dhe negocimin e tyre”, kujton Ahmeti.
“Vetëm pasi klubet ia kishin dhënë autorizimin, Vokrri e pati krijuar komisionin e FFK-së për këtë punë. Në atë komision kam qenë edhe unë anëtar sikurse Diturie Hoxha që ishte anëtare. Kurse, Agim Ademi atëherë ishte nënkryetar i FFK-së, u pati emëruar kryetar i atij komisioni. E kam fjalën për kryetarin aktual që e ka ozurpuar pozitën. Atëherë patën konkurruar Digitalb dhe Artmotion. I patëm ftuar përfaqësuesit e të dyja kompanive dhe mediat dhe para të gjithëve janë hapur zarfet, janë bëtë të ditura shumat e parave që kishin ofruar, dhe është shpallur fituesi. Procesi ishte krejt i rregullt dhe korrekt”, thotë Ahmeti.
Kurse, tani – sipas Ahmetit – Agim Ademi e ka ndërruar për të keq krejt procesin duke i shtuar dyshimet për kurdisje të tenderit.
“Cka ndodh tash? Vet ish kryetari i atij komisioni, Agim Ademi tani e ka ndryshuar krejt formën. Pa autorizim të klubeve, pa bërë të ditur asnjë detaj, me një proces të mbyllur, i shet të drejtat televizive. I fton ndaras përfaqësuesit e kompanive dhe u thotë rrite ofertën. Pra, janë hapur zarfet, janë këqyr ofertat, e pastaj kanë vazhduar…vet pronari i Kujtesës më ka thënë mua personalisht se është ftuar në takim nga dy p takim nga dy përfaqësues të federatës të cilët i kanë thënë ta rrisë ofertën. Pra, zarfet janë çelur. Pse ka ndodhur kjo, por edhe për shumë “pse” të tjera pyetni Agim Ademin të përgjigjet. Këto “pse” e bëjnë të dyshimtë këtë proces”, shprehet Ahmeti.
FFK-ja po ua jepë Superligën e Kosovës Devollëve, klubet s’dinë çka po zihet!
Lexoni edhe:
“Po i shoh reagimet e klubeve. FFK nuk ka marrë autorizim nga to siç marrte në kohën e Vokrrit. Nuk e kuptoj FFK-në pse kështu. Nuk e kuptoj pse nuk ua ka mundësuar klubeve që vet ato ta krijojnë një komision me anëtarë të tyre dhe vet t’i shesin drejtat televizive sepse ato para u shkojnë klubeve. Pse FFK-ja me marrë këtë detyrë?!”, nënvizoi ai.
Artmotion” – që është në pronësi të Devollëve, të cilët nuk lënë tender pa e fituar – këto ditë pritet të shpallet fitues i drejtave televizive nga ana e FFK-së, përmes një procesi shumë të dyshimtë.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e kishte hapur tenderin më 5 gusht. Kompanitë mediale kishin afat deri më 12 gusht të konkurronin. Por, fituesi nuk është shpallur as disa javë pas mbylljes së afatit të tenderimit. Gazeta Express ka mësuar se një komision i FFK-së e ka përgatitur një raport nga ky proces, përmes së cilit e rekomandon Komitetin Ekzekutiv të FFK-së që ta shpall “Artmotion” fitues të transmetimit të kampionatit të ri.
Dhe kjo po ndodh në një kohë kur vëmendja e të gjithëve është kah Kombëtarja e Kosovës e cila të enjten luan kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve dhe të dielën kundër Greqisë.
Fitorja e “Artmotion” në futbollin kosovar përflitej muaj më herët para hapjes së tenderit. Po ashtu, ofertat financiare janë mbajtur të fshehta për disa ditë. Ndërsa, praktikat dhe ligjet në Kosovës i obligojnë instucionet që ofertat financiare me i çelë në prezencë të palëve.
Përpos “Artmotion”, kishte konkurruar edhe “Kujtesa” dhe po ashtu një tjetër media. Kurse, “Digitalbit’ iu kishte pamundësuar konkurrimi për shkak se është subjekt i jashtëm (nga Shqipëria), ndonëse “Digitalbi” në tetë vjetët e fundit rresht e kishte të drejtën e transmetimit të futbollit kosovar. “Digitalb” ka paralajmëruar ankesë në gjykatë dhe UEFA, i bindur në parregullsi.
Përvoja nga e kaluara tregon se klubet mund ta “shkatërrojnë” procesin nëse fituesi është përcaktuar para hapjes së tenderit. Qysh në edicionin 2015-2016 të gjitha klubet ishin bashkë me FFK-në për t’ia shitur drejtat televizive “Digitalbit”. Por, vetëm FC Prishtina ishte kundër dhe e pakënaqur. Klubi më i madh kosovar ishte ndarë prej 11 klubeve tjera që ishin me “Digitalbin”, duke ia dhënë ndeshjet e saj Radio Televizionit të Kosovës. Dhe, FFK kishte mbetur si spektatore, duke mos arritur ta bindte Prishtinën t’u bashkohet 11 klubeve tjera në “Digitalb”.
(Kosova Sot Online)