A po e përjeton Kroacia valën e dytë të koronavirusit? Sot ka shënuar numër rekord të rasteve

  • G.G /
  • 03 September 2020 - 13:45
A po e përjeton Kroacia valën e dytë të koronavirusit? Sot ka shënuar numër rekord të rasteve

Në 24 orët e fundit, numri i madh i të prekurve me koronavirus është regjistruar në Kroaci, 369, kështu që numri i rasteve aktive është 2,634.

Tre vetë vdiqën, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Midis tyre, 269 pacientë janë në spital, nga të cilët 15 janë në respirator.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më sot, një total prej 11,094 njerëz janë infektuar, 194 kanë vdekur dhe 8,266 janë shëruar.

Gjithsej janë testuar 179,838 njerëz, nga të cilët 4,492 në 24 orët e fundit.

(Kosova Sot Online)