Lexoni edhe:
Grenell demanton mediat dhe delegacionin serb
Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott, është bërë gruaja më e pasur në botë, pasi aksionet e Amazon pësuan rritje gjatë situatës të pandemisë së koronavirusit.
Scott zotëron 4 përqind të aksioneve në gjigantin e tregtisë elektronike. Ajo vitin e fundit ka shtuar 30.3 miliardë dollar të tjera në bilancin e saj, duke e çuar pasurinë e saj në 67.4 miliardë dollarë, bën të ditur Indeksi i Miliarderëve Bloomberg.
Kjo rritje ka ardhur pas situatës të pandemisë, pasi qëndrimi në shtëpi ka detyruar konsumatorët të bënin porosi në internet.
Grenell demanton mediat dhe delegacionin serbLexoni edhe:
Gjatë periudhës të pandemisë të pasurit janë bërë akoma dhe më të pasur, duke u rritur me 800 miliardë dollarë, ndërsa amerikanët e zakonshëm dhe miliona njerëz që kanë humbur punën e gjejnë veten duke “luftuar për bukën e gojës”.
Rritja e pasurisë së Scott e ka bërë ate gruan më të pasur në botë dhe një ndër 12 njerëzit të cilët kanë llogarinë bankare me shuma marramëndëse.
Pozicioni i ri i saj në vendin e parë vjen pas divorcit nga themeluesi i Amazon, Bezos, korrikun e kaluar.
(Kosova Sot Online)