Grenell demanton mediat dhe delegacionin serb

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 18:45
Grenell demanton mediat dhe delegacionin serb

Emisari i posaçëm i presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar mediat dhe delegacionin serb duke thënë se nuk është e vërtetë se i është ofruar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit dokumenti për të nënshkruar njohjen e shtetit të Kosovës.

Tëitter përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.

Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin e mësipërm.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke,” u tha Mali gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike

 

E Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëe shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës”  janë arrogante.

“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prshtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë një takim i lehtë për ne. Për çdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithçka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.

“Duam paqe, duam stabilitet, duam përparim të Beogradit, Prishtinës dhe tërë rajonit tonë dhe para së gjithash duhet të brengosemi për popullin tonë në Kosovë e Metohi. Kam parë plotë deklarata arrogante të zyrtarëve shqiptarë nga Kosova e Metohia të cilët flasin për njohjen e Kosovës. Porosia ime për të gjithë në Serbinë tonë të bukur është – dorëzimi asnjëherë nuk është opsion. Rroftë Serbia” ka thënë Vuciq në një adresim që e ka publikuar në Instagram pa pranuar pyetje.


(Kosova Sot Online)