Mediat serbe: Në bisedimet Kosovë-Serbi pjesë edhe Ivanka Trump

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 21:24
Mediat serbe: Në bisedimet Kosovë-Serbi pjesë edhe Ivanka Trump

Në Uashington po vazhdon rundi i dytë i bisedimeve Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas pauzës, në pjesën e dytë të bisedimeve, sipas mediave serbe, është bashkuar edhe e bija e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump.

Ivanka Trump shpesh merr pjesë në takime të rëndësishme diplomatike.

(Kosova Sot Online)