Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, bëhet zbulimi i rrallë, studiuesit gjenden përballë faktit habitës

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:08
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, bëhet zbulimi i rrallë, studiuesit gjenden përballë faktit habitës

Shkencëtarët e Universitetit “Cornell” në New York kanë zbuluar në pyjet e Panamasë një bletë që është gjysmë mashkull dhe gjysmë femër.

Detajet e këtij studimi u botuan në “Journal of Hymenoptera Research”.

Shkencëtarët theksojnë se bleta nga ana e majtë është një mashkull fiziologjik. Ajo ka një nofull të vogël, delikate, një antenë të gjatë dhe të hollë, një këmbë të pasme delikate me më pak qime.

Ana e djathtë ka tipare femërore, antenë më të shkurtër, nofull të theksuar, këmbë të pasme dhe qime të trashë.

(Kosova Sot Online)