Delegacioni i Kosovës ende s’është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 16:43
Delegacioni i Kosovës ende s’është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë

Delegacioni i Kosovës ende nuk është nisur nga hoteli ku janë duke qëndruar për në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo ka ndodhur për shkak të përplasjeve që kanë ndodhur brenda ekipit, pas pakënaqësive të AAK’së, lidhur me marrëveshjen për Liqenin e Ujmanit.

Për vonimin e nisjes së delegacionit ka shkruar edhe analisti Imer Mushkolaj që poashtu është duke qëndruar në Uashington.

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)