
Lexoni edhe:
Trump nënshkruan bashkë me Hotin e Vuciqin marrëveshjen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë me Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Donald Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.
“Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur”, ka shkruar Mustafa.
Trump nënshkruan bashkë me Hotin e Vuciqin marrëveshjen
Lexoni edhe:
Ndryshe, me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë.
Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.
Marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA’së dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.
Deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjeve, mirëpo, karakteri i tyre është ekonomik, bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë dollarë për Kosovën dhe Serbinë.
(Kosova Sot Online)