Trump nënshkruan bashkë me Hotin e Vuciqin marrëveshjen

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 17:50
Trump nënshkruan bashkë me Hotin e Vuciqin marrëveshjen

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjeve, mirëpo, karakteri i tyre është ekonomik.

Kic ka raportuar Gazeta, bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë dollarë për Kosovën dhe Serbinë.

(Kosova Sot Online)