“Ushtarët e vdekur janë idiotë”/ Deklarata e Trump shkakton polemika në SHBA, Melania i del në mbrojtje

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 11:59
“Ushtarët e vdekur janë idiotë”/ Deklarata e Trump shkakton polemika në SHBA, Melania i del në mbrojtje

Ditën e djeshme gazeta amerikane ‘The Atlantic’ publikoi lajmin se presidenti Donald Trump i ka quajtur ‘idiotë’, veteranët e rënë gjatë luftës së dytë botërore.

Një deklaratë tillë shkaktoi polemika në mbarë vendin, ndërsa ditën e sotme lajmi është konfirmuar edhe nga ‘Fox News’ sipas burime të saj.

Gazetarja e Jennifer Griffin, e cila shpjegoi se dy ish-zyrtarë konfirmuan se presidenti Trump përbuz veteranët dhe nuk donte të shkonte për të nderuar amerikanët e rënë në varrezat e Aisne-Marne në Paris.

Sipas burimeve këtë deklaratë presidenti Trump e ka thënë gjatë një vizite në Francë me rastin e një përkujtimore për të rënët e Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë bashkëshortja tij Melania Trump i ka dalë në mbrojtje presidentit me një postim në Twitter.

“Historia e treguar nga ‘The Atlantic’ nuk është e vërtetë. Është e rrezikshme të besosh në burime anonime më shumë se gjithçka tjetër dhe pa ditur motivet e tyre. Kjo nuk është gazetari, kjo është aktivizëm. Dhe është një dëm i madh për njerëzit e këtij vendi’- shkruan Zonja e parë në Twitter.

(Kosova Sot Online)