Grenell i reagon prapë Osmanit për liqenin: S’mund ta ushqeni familjen me simbolika, Ujmani hap vende pune

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 17:49
Grenell i reagon prapë Osmanit për liqenin: S’mund ta ushqeni familjen me simbolika, Ujmani hap vende pune

Emisari Special Richard Grenell në postimin e tij në Twitter i ka reaguar sërish Vjosa Osmanit duke thënë se simbolizmi nuk krijon vende pune e as ekonomi.

“Nuk mund ta paguash qiranë apo të ushqesh familjen tuaj me simbolizëm”, ka shkruar Grenell.

Ai ka shtuar se në Liqenin e Ujmanit do të bëhet studim fizibiliteti për të ditur si të përdoret dhe çfarë vende pune të krijohen.

“Studimi i fizibilitetit të Liqenit është për të njohur saktësisht se si duhet të përdoret dhe çfarë lloj vende pune mund të krijohen. Për të sugjeruar se emërtimi normalizim ekonomik hap disktime tjera është politikë kot. Ky është studim për të krijuar vende pune”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)