Judah: Nuk besojë se do të ketë një angazhim të dytë të Washingtonin për njohjen e ndërsjellët Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 16:57
Judah: Nuk besojë se do të ketë një angazhim të dytë të Washingtonin për njohjen e ndërsjellët Kosovë-Serbi

Tim Judah, analisti për çështjet e Ballkanit në revistën Britanike ‘The Economist’ ka thënë se pikat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, janë një ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet, gjë të cilën e kanë dëgjuar shumë herë në të shkuarën.

Ai nuk beson se do të ketë një angazhim të dytë të Washingtonin për njohjen e ndërsjellët Kosovë-Serbi.

“Unë besoj se është një marrëveshje jo befasuese e kështu Kosova dhe Serbia nuk kanë fituar ndonjë gjë sikurse Kosova dhe Serbia nuk kanë humbur diçka në të gjithën këtë. Pamë një përzierje të çuditshme gjërash pasi në marrëveshje ka pika të dakortësuar më parë . Tani kemi të bëjmë me një ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet gjë të cilën e kemi dëgjuar shumë herë në të shkuarën. Çëshjet ekonomike siç është hekurudha ne I kemi dëgjuar në të shkuarën”.

“Njohja nga Izraeli, përmendja e Hezbollahut apo bllokimi 5 G janë 100 % relevante në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Mbase janë me interes për amerikanët në një kohë kur palët nuk nënshkruan marrëveshje mes tyre. E gjitha është ‘ok’ por le të shohim çfarë do të prodhojë kjo në krahun ekonomik. Nuk kemi të bëjmë me fitues apo të humbur nga kjo”.

“Por në perspektivën afatgjatë marrëveshja ka për tu harruar paçka se u bë dhe nuk solli ndonjë ndryshim të madh. Ajo që do të jetë e dëmshme për zotin Hoti dhe posaçërisht për zotin Vuçiç janë pamjet filmike të të dyve përballë Trump nga ku duken si djem shkolle përpara mësuesit kujdestar. Do të shihet në të ardhme dëmi i shkaktuar në imazhin e tyre politik në terma afat gjatë”.

Judah ka thënë se nuk sheh ndonjë pikë më të rëndësishme të marrëveshjes duke shtuar se kanë të bëjnë me një angazhim të ri për çështje të caktuara.

“Ndërsa pjesa janë tërësisht pa lidhje për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ata thonë njohje e ndërsjellët e diplomave, por këtë e kanë bërë në të shkuarën pasi është pjesë e marrëveshjes me BE. Angazhim për të gjetur të zhdukurit. Ne e kemi dëgjuar këtë shumë herë në të shkruarën. Jemi përballë një përsëritje të gjërave. Në dokumentet e nënshkruara nuk ka asnjë madhore e cila qëndron”.

I pyetur se a beson se mos-marrëveshjet e gjata Kosovë-Serbi u përdorën në një mënyrë të zgjuar nga administrate Trump, për ta shitur si një arritje të politikës së jashtëm e për presidentin Trump përpara zgjedhjeve presidenciale, Judah tha se në të gjithën këtë pati një qëllim dhe një lloj mesazhi për votues evangjelistë kur u përmend Lindja e Mesme.

“Mbase kjo mund të sjellë ndonjë ndryshim të vogël. Siç e patë nga ai Tëitteri famoz i presidentit Trump u pa konfuzioni me Kosovës duke e vendosur si lokacion në Lindjen e Mesme. Nuk e di nëse kjo do t’ja mbushë mendjen shumë personave në SHBA të ndryshojnë opinion. Nuk jam specialist zgjedhjesh amerikane ata e dinë më mirë se unë këtë punë”, ka thënë Judah.

(Kosova Sot Online)