Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse nuk iu plotësohen kërkesat

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 12:22
Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse nuk iu plotësohen kërkesat

Gastronomët e Kosovës kanë paralajëmruar protesta nëse nuk plotësohen tri kërkesat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka treguar se këtë javë do të vizitojnë të gjithë vendin për të vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve, derisa ka treguar edhe kërkesat që kanë.

“Kemi vetëm 3 kërkesa thelbësore për të shmangur krizën kombëtare: 1. Të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe biznese. 2. Të krijohet një manual i saktë për gastronominë për punën brenda lokaleve në sezonin vjeshtë-dimër. 3. Të përgatitet një pako e veçantë për përkrahje të sektorit të gastronomisë, si sektori më i goditur nga pandemia”, ka shkruar Kllokoqi.

 

Politika lë popullin në baltë. Ndërkohë që sytë janë drejtuar tek mesazhet nga Uashingtoni, indiferenca e politikës para...

Publiée par Petrit Kllokoqi sur Lundi 7 septembre 2020

(Kosova Sot Online)