
Lexoni edhe:
Hoti takohet me kreun e EPP’së, bisedon për liberalizim vizash dhe njohje reciproke
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini tha se pas mbarimit të mandatit nuk do vazhdojë të jetë më në krye të ministrisë dhe do largohet edhe nga Shqipëria.
Hoti takohet me kreun e EPP’së, bisedon për liberalizim vizash dhe njohje reciproke
Lexoni edhe:
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.
Zërat për largimin e saj që qarkullojnë prej ditësh dhe emrat për zëvendësimin e saj, Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.
(Kosova Sot Online)