Zemaj takohet me Veliun: Së shpejti funksionalizohet Spitali i Podujevës

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 12:41
Zemaj takohet me Veliun: Së shpejti funksionalizohet Spitali i Podujevës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu me të cilin kanë diskutuar për funksionalizimin e Spitalit të Podujevës.

Zemaj ka thënë se funksionalizimi i këtij Spitali do të bëhet realitet së shpejti.

“Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionaliohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune.
Pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Së shpejti do të behet realitet funksionalizimi i Spitalit të Podujevës dhe ndërtimet shtesë sipas planprojektit, për këtë sapo biseduam së bashku me z. Agim Veliun, Ministër i Punëve të Brendshme, dhe z.Nexhmi Rudarin, nënkryetar i Podujevës.
Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionaliohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune.
Pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës.
Me Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me autoritetet e Komunës së Podujevës kemi koordinim të shkëlqyeshëm ndërinstitucional dhe së bashku edhe me akterët e tjerë po angazhohemi maksimalisht për ta tejkaluar situatën e pandemisë dhe për të realizuar projektet e parapara.
E falënderova z.Agim Veliun dhe z.Nexhmi Rudarin për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar sidomos në zbatimin e masave anticovid-19.
Së bashku do t’ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!

(Kosova Sot Online)