Përplasjet LDK-AAK, Latifi thotë se presioni ndaj Hotit do të vazhdojë

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 21:47
Përplasjet LDK-AAK, Latifi thotë se presioni ndaj Hotit do të vazhdojë

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka folur për mospajtimet në mes të partnerëve të koalicionit. Sipas tij gjithçka filloi për postin e presidentit dhe do të vazhdojë derisa kjo çështje të mbyllet.

“Ka një situatë kur AAK e mban tërë kohën qëndrimin kritik ndaj zhvillimeve të brendshme në qeveri dhe kryeministrit Hoti”, thotë Latifi.

Sipas Latifit “kjo përplasje e vazhdueshme” lidhet me ndarjen e pushtetit pas lidhjes së koalicionit qeverisës

“Kjo përplasje e vazhdueshme a është përplasje për politika apo ka të bëjë më shumë me dyshimet dhe mospajtimet që kanë të bëjnë më ndarjen e pushtetit”, tha Latifi.

“I gjithë konflikti për mendimin tim lidhet me faktin se ideja e Haradinajt për president nuk ka gjetur mbështetje në LDK”, shtoi ai.

“Për mendimin tim e gjithë lufta në thelb e saj ka të bëjë me postin e presidentit…AAK nuk do ta lë të qetë LDK’në derisa nuk e ka një përgjigje të qartë për postin e presidentit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)