Sulmohen tre persona nga një grumbull i qenve në Prishtinë: Njëri nga ta në gjendje më të rëndë

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 09:50
Sulmohen tre persona nga një grumbull i qenve në Prishtinë: Njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Tre qytetarë janë sulmuar sot nga qentë në rrugën “C” në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur një qytetare në grupi e Facebook’ut “Network Prishtina”.

Në mëngjesin e sotëm tre qytetarë kanë mundur ta pësojnë keq nga qentë endacakë.

Sipas një qytetare e cila ka shkruar në grupin “Network Prishtina”, ka thënë se vetëm sot në rrugën “C” janë sulmuar nga një grumbull me qenë tre persona të ndryshëm.

Ajo tha se tërë ngjarjen e ka parë nga ballkoni i banesës së saj dhe se njëri nga personat është sulmuar shumë nga qentë. Ndërsa dy të tjerët kanë shpëtuar prej njerëzve që kanë qenë prezentë, ku edhe i kanë ndihmuar ata.

Tutje qytetarja me mbiemrin Gashi, ka kërkuar përgjegjësi nga Komuna e Prishtinë dhe nga kryetari i Prishtinës.

Për momentin ajo ka thënë se kush po kalon po e sulmojnë.

Më poshtë postimi i plotë i saj.

(Kosova Sot Online)